Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Osmani për Lojërat Olimpike: Kosova demonstroi shpirt luftarak dhe profesionalizëm

Gazeta10
30 July 2024 - 12:48

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në hapjen e Lojrave Olimpike të mbajtura në Paris.

Osmani shkruan se në paraqitjet e deritanishme, Kosova demonstroi shpirt luftarak, profesionalizëm dhe këmbëngulje, për të cilën ajo thekson, se një medalje e argjendtë dhe duele tjera sfiduese janë dëshmi e vendosjes së shtetit në majat e sportit botëror.

“Dje, fati nuk ishte në anën tonë as në garat e xhudos e as në atë të boksit, pavarësisht punës së pareshtur e paraqitjes së jashtëzakonshme të sportistëve tanë.

Teksa paraqitjet e tjera po i përcjellim nga Kosova, shpresoj që të gjithë garuesit tanë ta dijnë se pavarësisht se a fitojnë medalje apo jo, Kosova është me ta në çdo hap e në çdo sfidë”, shkruan Osmani.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.