Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Osmani për zero tarifën ndaj produkteve amerikane: Kosova është partneri juaj i besueshëm

Gazeta10
01 August 2025 - 12:51

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se nga sot hyn në fuqi vendimi i Kosovës për një tarifë ZERO për të gjitha mallrat amerikane.

Ajo përmes një shkrimi në llogarinë e saj në X theksoi se është krenare që Kosova është i vendi i parë që propozoi heqjen e saj.

“Jemi krenarë që kemi qenë vendi i parë që propozoi heqjen e të gjitha barrierave ndaj aleatit tonë më strategjik. Për presidentin amerikan dhe popullin amerikan: Kosova është partneri juaj i besueshëm në përpjekjet tuaja për ta bërë Amerikën dhe aleatët e saj më të fortë, më të sigurt dhe më të begatë”.

Qeveria në detyrë mori vendim sot që ta heqë tarifën prej 10 përqind për mallrat nga Amerika.

E para e shtetit njëherësh ka rikthyer edhe kërkesën e saj drejtuar ekzekutivit për ta pezulluar këtë tarifë.

“Sot, i kërkova zyrtarisht Qeverisë së Kosovës të pezullojë tarifat e importit për të gjitha produktet amerikane – një hap i rëndësishëm për të thelluar lidhjet ekonomike me aleatin tonë më të ngushtë”, theksohet mes tjerash në këtë kërkesë që ishte bërë më prill

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.