Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Osmani priti në takim Kapetanoviqin, biseduan për nisma rajonale në interes të stabilitetit

Gazeta10
13 March 2025 - 17:46

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), Amer Kapetanoviq.

Gjatë takimit presidentja Osmani diskutoi angazhimin e Kosovës për bashkëpunimin rajonal, si hap kyç për avancimin e gjithë rajonit dhe një kontribuues për stabilitet dhe progres.

Përmes një njoftimi në ‘Facebook’ nga Presidenca bëhet e ditur se presidentja e vendit vlerësoi nismat rajonale të cilat po kontribuojnë në rritjen e bashkëpunimit ndërmjet shteteve fqinje në rajonin tonë, me ç’rast potencoi rëndësinë e mundësive të barabarta pa pengesa procedurale apo politike.“Duke folur për Procesin e Berlinit, presidentja Osmani theksoi nevojën për të punuar edhe më shumë në rikthimin e fokusit në tema të interesit të veçantë, siç është zbardhja e fatit të personave të zhdukur me dhunë gjatë luftërave të fundit në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në njoftim.Tutje, presidentja Osmani theksoi rëndësinë jetike të investimit në fuqizimin e vajzave dhe grave, duke e cilësuar këtë si një parakusht për rritjen e mirëqenies dhe avancimin e zhvillimit të rajonit.

Gjithashtu, presidentja Osmani theksoi se Kosova ka konfirmuar rolin e saj konstruktiv në rajon dhe riafirmoi angazhimin për integrimin e plotë në kuadrin rajonal.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
16 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.