Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Osmani reagon pas dënimit të Krivaqës dhe Sejdiut: Mesazh për ata që zgjedhin dhunën ndaj grave si mjet

Gazeta10
04 August 2023 - 13:47

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka reaguar në lidhje me vendimin për dënimin me burg të përjetshëm për Dardan Krivaqën për vrasjen e Marigona Osmanit.

Në një postim në Facebook, Osmani ka thënë se ky dënim duhet të jetë mesazh për të gjithë ata që zgjedhin dhunënë ndaj grave si mjet.

“Autorët e femicidit meritojnë dënim kapital. Ashtu siç u dënua sot vrasësi e torturuesi i Marigona Osmanit. Le të jetë ky një mesazh për të gjithë ata që zgjedhin dhunën ndaj grave si mjet. Dhuna nuk do të tolerohet! Femicidi do të ndalet!”, ka shkruar Osmani.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.