Lajme

Osmani shpreh ngushëllime për vdekjen e ish-ambasadorit Anton Berisha

Gazeta10
03 Janar 2025 - 10:37

Presidentja Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-zëvendësministrit të Jashtëm të Kosovës dhe ish-ambasadorit, Anton Berisha.

Në një njoftim të lëshuar nga Presidenca e Kosovës thuhet se i ndjeri do të mbahet mend për kontributin e tij në përfaqësimin e Kosovës dhe në shërbim të interesave të Kosovës.

“Ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, të afërmve, kolegëve dhe bashkëveprimtarëve!”

“Në këto çaste të rënda për familjen, bashkëndjej me ju dhe ju inkurajoj që të gjeni forcë në përballimin e dhimbjes”.

“I përhershëm qoftë kujtimi për Anton Berishën!”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.