Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Osmani: Sulmi i 11 shtatorit ishte njëri nga sulmet terroriste më të tmerrshme

Gazeta10
11 September 2022 - 10:26

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti si dhe zëvendësambasadorja e SHBA-së, Alyson Grunder, kanë bërë homazhe përkujtimore te memoriali “Kosova kujton” për sulmin e 11 shtatorit ndaj SHBA-ve, raporton Gazeta10.

Osmani theksoi se sulmi para 21 viteve ishte njëri ndër sulmet terroriste më të tmerrëshme në historinë e njërëzimit, ku pësoi jo vetëm Amerika por edhe cdo vend me vlera të njëjta si të SHBA-ve.

“Me 11 shtator 2001, qytetarët e SHBA-ve ishin në një ndër sulmet terroriste më të tmerrshmenë historinë e njerëzimit, por atë ditë uk u atakua vetëm Amerika, u atakum të gjithë ne që besojmë në po të njëjtat vlera, në vlerat e lirisë de demokracisë.”, tha ndër të tjera Osmani.

Tutje ajo tha se Kosova që nga ajo ditë i ka qëndruar afër SHBA-ve në luftimin e terrorismit.

“Që nga ajo ditë populli i Kosovës cdo ditë ka qëndruar me popullin amerikan i kemi bashkuar forcat në mbrojtje të të kytre vlerave, i kemi bashkuar forcat në luftim të terrorismit, dhe edhe Kosova është dëshmuar të jetë shembull në mbrojtjen e po këtyre vlerave prandaj do të vazhdojmë të qëndrojmë së bashku me miqët dhe aleatët tanë në SHBA, ashtu sic ata kanë qëndruar pranë nesh në cdo moment dhe në cdo hap të historisë sonë.”, tha Osmani./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.