Lajme

Osmani takohet në Gjermani me ministrin e Jashtëm të Shën Kitts dhe Nevis

Gazeta10
01 Tetor 2024 - 18:10

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Gjermani është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Shën Kitts, Denzil Douglas.

Osmani ka shprehur mirënjohjen që shteti i Shën Kitts dhe Nevis ia ka dhënë Kosovës.

“Në takim me ministrin Douglas, Presidentja Vjosa Osmani shprehu mirënjohjen e saj për mbështetjen që ia ka dhënë Kosovës, shteti i Shën Kitts dhe Nevis, ndaj potencoi rëndësinë e vazhdimit të mbështetjes për fuqizimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës dhe sigurimin e njohjeve të reja.”“Presidentja Osmani theksoi interesin e Kosovës për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe me Shën Kitts dhe Nevis, në fushat me interes të përbashkët.”

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.