Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

​Osmani takon ambasadorin e Norvegjisë, bisedojnë për zhvillimet e fundit në vend

Gazeta10
12 June 2023 - 19:41

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim ambasadorin e Norvegjisë, Jens Erik Grondahl, me të cilin diskutoi për zhvillimet e fundit në vend dhe hapat që po ndërmerren në koordinim me partnerët ndërkombëtarë.

Në komunikatën për media bëhet e ditur se Osmani shprehu falënderimin për mbështetjen e gjithanshme të Norvegjisë ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës, duke përfshirë ndihmën në ngritjen e kapaciteteve për politikbërje efikase.

Po ashtu, thuhet se ajo vlerësoi veçanërisht mbështetjen e Ambasadës së Norvegjisë, që i ofron Zyrës së Presidentes ekspertizë në fushën e politikës së jashtme, sigurisë dhe fusha të tjera.

Gjatë takimit, Osmani dhe Grondahl, diskutuan për modalitetet e vazhdimit të bashkëpunimit bilateral pas vendimit të autoriteteve norvegjeze për të mbyllur ambasadën në Kosovë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.