Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Osmani takon Blinkenin, zbulon detaje të bisedës

Gazeta10
20 September 2023 - 17:26

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar për bashkëbisedimin që ka pasur me Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken. Osmani ka thënë se kanë diskutuar për të ardhmen euroatlantike të Kosovës, fuqizimin ndërkombëtar të vendit, për stabilitetin rajonal dhe rëndësinë e koordinimit me aleatët.

Osmani ka shkruar se lidhja e Kosovës me SHBA-në është ekzistenciale dhe e pashkëputshme.

“Diskutim i rëndësishëm me Sekretarin Blinken për të ardhmen euroatlantike të Kosovës, fuqizimin ndërkombëtar të vendit tonë, stabilitetetin në rajon, si dhe rëndësinë e bashkërendimit me aleatët.

Lidhja me ShBA-të është ekzistenciale dhe e pashkëputshme!”, ka shkruar Osmani./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.