Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Osmani: Të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor u deklaruan njëzëri për vizat

Gazeta10
12 September 2022 - 16:38

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani – Presidente e Republikës së Kosovës, pas përfundimit të Samitit të Brdo – Brionit, tha se u fol për liberalizimin e vizave. 

“Ne jemi vend në Ballkanin Perëndimor që jemi plotësisht në përputhje me aspiratat e BE-së. Është koha që sa më shumë BE-ja të ketë në Ballkanin Perëndimor aq më shumë paqe e siguri do të ketë paqe e siguri në rajonin tonë e pastaj edhe në të gjithë kontinentin evropian”, ka thënë fillimisht ajo. 

Osmani tha se aktualisht, nuk ka vend në BE që deklarohet kundër këtij procesi, transmeton Gazeta10. 

“Gjashtë pikat e deklaratës, që është miratuar njëzëri sot, përfshijnë edhe liberalizimin e vizave për Kosovën. Siç e dini, Kosova mbetët i vetmi vend në rajonin tonë që nuk e ka këtë liberalizim dhe nuk pati askush në këtë takim që e refuzoi këtë, përkundrazi, por duhet kuptuar që jo të gjitha vendet e Ballkanin Perëndimor marrin pjesë në takimet ku merren këto vendime, kusht ky që përfundimisht do të jetë përfundim për Këshillin e Bashkimit Evropian që do të mbahet së shpejti në Republikën Çeke, që është vendi që e mban presidencën e KE-së. Nuk ka vend në BE aktualisht që na thotë se janë kundër liberalizimit të vizave”, u shpreh ajo. 

Teksa, më tej ka thënë se është e rëndësishme që të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor të flasin njëzëri kur përmendet liberalizimi i vizave për Kosovën. 

“Kosova do të qëndrojë si anëtare e barabartë e BE-së. Dua të theksoj rolin e rëndësishëm që procesi i Brdo-Brionit vazhdon të ketë dhe përafrimin tonë me BE-në. Nuk ka vend në BE që na thotë se janë kundër liberalizimit, momentumi është i duhuri. Kosova ka zgjedhur rrugëtimin euroatlantik dhe këtë e kemi bërë me vetëdije. Në fund të vitit do të aplikojmë për status kandidature”, deklaroi Osmani para mediave, duke shtuar se Kosova e meriton statusin e vendit kandidat, sa më shpejt që është e mundur”, u shpreh ajo./Gazeta10 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.