Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Osmani: Vuçiqi s’ka interes për serbët në Kosovë, qëllim i tij është destabilizimi i rajonit e kthim në vitet 90-ta

Gazeta10
17 September 2024 - 15:42

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq nuk ka interesim që serbët e Kosovës të kthehen në institucionet kosovare. Sipas saj, qëllim i presidentit serb është destabilizimi i rajonit.

Në një adresim për media, presidentja Osmani tha se janë të interesuar që serbët të kthehen në institucione, ndërsa Kosovën e cilëson multietnike.

“Në asnjë moment nuk e besoj që Vuçiqi është i interesuar që serbët të kthehen në institucione. Ne jemi të interesuar që serbët të jenë në institucione, gjë që ju takon edhe me Kushtetutë edhe me pako të Ahtisarit. Kosova është multietnike jo përse thotë Vuçiqi por që u takon me Kushtetutë. Në asnjë moment nuk besoj që Vuçiqi e ka atë qëllim, ai po duket po punon vetëm në destabilizim të rajonit dhe kthim në vitet e 90-ta”, u shpreh Osmani.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.