Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka njoftuar nesër për protestë para Eulex në Fushë-Kosovë në ora 12:00.
Klinaku ka thënë se kjo protestë po bëhet për shkak se EULEX dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar janë duke i shqetësuar familjet e bashkëluftëtarëve dhe familjet e dëshmorëve duke dërguar pa paralajmërim njerëz të panjohur për intervistime dhe duke iu konfiskuar telefonat.
“Jeni dëshmitarë që Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë dhe EULEX-i janë, duke i shqetësuar familjet e bashkëluftëtarëve tanë dhe familjet e dëshmorëve, duke dërguar pa paralajmërim njerëz të panjohur e me kapela në kokë, për gjoja intervistime e duke ua konfiskuar edhe telefonat e tyre personal.Kjo gjë kështu, siç po bëjnë këta të panjohur për ne, po bëhet në shtetin tonë sikur dikur në kohën e pushtuesit, dhe institucionet tona vetëm po heshtin.Prandaj, duke pasur parasysh këtë, ne thërrasim protestë kundër ZPS-së dhe EULEX-it, te selia e tyre në Fushë Kosovë, nesër me datë 15 shtator 2023, ora 12:00” shkruan klinaku.
Reagimi i plotë: