
Konsulenti i Maltës në Kosovë, Remzi Ejubi ka komentuar punësimin me anë të liberalizimit të vizave.
Sipas tij, pa një kualifikim qytetarët e Kossovës nuk do të munden të depërtojnë të punësohen në Evropë, raporton Gazerta10.
“Shumica na ata persona të cilët janë stabil dhe kanë një punë nuk e besoj që do të vrapojnë të shkojnë jashtë, duke marrë parasysh se edhe jashtë nuk është më e lehtë siç ka qenë dikur pasi kërkesa për puntorë nuk është aq e madhe si më përpara, nuk mendojë se do të jetë një fluks shumë i madhë përveq një gjenerate të re e cila do të shkojnë ta shikojnë Evropën dhe do të kthehen prapë”, tha ai për Kanal10.
Ejubi nuk e mohon se do të ketë mungesë të fuqisë punëtore në Kosovë./Gazeta10