Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

​Pacienti shkon në Spitalin e Pejës me bombë në xhep

Gazeta10
19 September 2022 - 15:23

Një pacientit në Spitalin Rajonal të Pejës i është gjetur një mjet shpërthyes.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i këtij institucioni shëndetësor, Naim Sahiti i cili tha se qëllimi i pacientit nuk ishte shpërthimi i mjetit.

Sahiti tha se pacientit nga Istogu i është gjetur mjet shpërthyes në xhep dhe më pas me rastin janë marrë Policia e Kosovës.

“Një pacient i ardhur prej Istogut gjatë trajtimit e ka parë personelit që ka një mjet shpërthyes në xhep e ka lajmërua Policinë, pastaj Policia po merret me rastin…Ai është në gjendje të rëndë shëndetësore me këmbë të këputur nuk e di arsye pse e ka pas atë mjet, qëllimi i tij ka ardhur me marr trajtim…Policia është duke u marr me pacientin ai është aty i është larguar mjeti”, theksoi ai./kp/Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.