
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka kërkuar nga miqtë e tij të biznesit dhe të gjithë atyre që kanë mundësi që t’i ndihmojnë familjeve që janë prekur nga vërshimet këto dy ditë.
Pacolli ka njoftuar se është aktivizuar Fondacioni ‘Behgjet Pacolli’, ku edhe e ka vë në dispozicion llogarinë bankare me numër: XK 1401000000912949, me emërtimin “Vërshimet e Janarit 23″.
Ai njoftoi se donacionet nuk do të mbesin anonime./Gazeta10