Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Pacolli: Drejtësia do të vijë shumë shpejt

Gazeta10
05 November 2024 - 21:27

Janë bërë katër vjet prej se ish-eprorët e UÇK-së Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, u arrestuan nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

E në përvjetorin e katërt të përballjes me drejtësinë, ka reaguar presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli.

Ai e ka publikuar një fotografi me ish-presidentin Thaçi, ku tha se drejtësia do të vijë shumë shpejt.

“Për 4 vitet e fundit, i ndaluar në mënyrë të padrejtë! Edhe kjo do të përfundojë shumë shpejt.Deri më tani nuk kemi parë ndonjë dëshmi që mund të përdoret kundër presidentit Thaçi dhe bashkëkombësve të tij”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.