Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Pacolli i kthehet lobimit, shkon në Nariobi dhe angazhohet për Kosovën

Gazeta10
13 September 2022 - 7:49

Kryetari i Aleancës për Kosovën e Re, Behgjet Pacolli, i është kthyer lobimit, raporton Gazeta10.

Pacolli po merr pjesë në ceremonin e inagurimit të presidentit të ri të Nairobit, William Ruto, i cili është njëkohësisht edhe miku i tij.

Pacolli ka thënë se po angazhohet që gjatë presidencës së Rutos, Kosova dhe Keyna ti ndërtojnë dhe fuqizojnë raportet e veta ndërshtetërore.

Këtu keni postimin e plotë:

“Me ftesë të mikut tim Ëilliam Ruto, po qendroj në Nairobi për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të tij si president i këtij shteti të madh e të rëndësishëm të kontinentit afrikan. Ndër të tjera, në këtë ceremoni do të marrin pjesë numër i madh udhëheqësish nga e tërë bota.

Po angazhohem që gjatë presidencës së Rutos, Kosova dhe Kenya ti ndërtojnë dhe fuqizojnë raportet e veta ndërshtetërore”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.