Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Pacolli i tronditur nga vdekja e të rinjve nga aksidenti në Badoc

Gazeta10
06 October 2024 - 19:25

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka shprehur keqardhje për jetët e humbura të të rinjëve mbrëmë nga aksidenti tragjik rreth liqenit të Badocit.

Ai thotë se shkaktar për aksidente të tilla, mbeten disa pjesë rrugësh të shkaktuara, që sipas tij me pak kujdes dhe përkushtim do mund të ishin të sigurta.

”Më tronditi shumë humbja e jetëve të tre të rinjve në rrugën përreth liqenit të Badocit. Ngushëllime të sinqerta familjeve të viktimave, dhe Zoti i mëshiroftë të ndjerët.
Deri kur do të vazhdojnë incidente të tilla tragjike para se të vetëdijesohemi dhe të riparojmë e sigurojmë rrugët tona?
Sot kemi shumë pjesë rrugësh të shkatërruara që janë vdekjeprurëse, të cilat më pak kujdes dhe përkushtim do të mund të ktheheshin në rrugë të sigurta!”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.