
Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli e ka kritikuar Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti ,për mungesë investimesh në projekte infrastrukturore.
Pacolli nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook, ka folur për gjendjen e rëndë të rrugës Prishtinë-Gjilan, transmeton Gazeta10.
“Nuk e di se sa i frekuenton rrugët regjionale të Kosovës, z.Kurti. Ndoshta nuk ka kaluar që moti rrugën Prishtinë-Gjilan sepse do ta vërente situatën katastrofale të kësaj rruge. Por, sigurisht ka dëgjuar për aksidentet e shumta që ndodhin si rezultat i mosmirmbajtjes së asaj rruge. Mos te flasim për dëmin e makinave dhe rrezikun permanent për këmbësorët”, ka shkruar fillimisht ai.
Më tej, Pacolli i është lutur Kurtit që në rrugëtimin e tij të parë me veturë, të ulet në ulësen e parë në mënyrë që ta shoh më mirë gjendjen e rrugëve.
“Ndoshta i mbushet mendja që të përdor buxhetin në këto investime, e jo ta mbajë paranë e bllokuar”, ka shkruar ai./Gazeta10