Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Pacolli në Miami, tregon kujtimin e tij për këtë qytet

Gazeta10
12 November 2022 - 16:19

Kryetari i Aleancës për Kosovën e Re, Behgjet Pacolli, ka njoftuar se gjendet në Miami, raporton Gazeta10.

Pacolli ka thënë se gjatë viteve të 90’ta deri në vitin 2002 ka qenë rezident dhe kishte një shtëpi.

Pacolli ka thënë se ishte mbresëlënëse që ai u kthye sërish në këtë vend por tani si i ftuar në një ceremoni.

Këtu keni statusin e plotë:

“Pas 26 vitesh u ktheva dje në Miami, ku gjatë viteve ’90 dhe deri në vitin 2002 isha rezident dhe kisha një shtëpi. Ishte mbresëlënëse të kthehesha në këtë qytet të bukur, por këtë herë jo si rezident, por si i ftuar në eventin më të rëndësishëm të ditës, në dasmën e miqve të mi Michael dhe Tiffany, të cilët janë mysafirë të mi të shpeshtë në rezidencën time në Hajvali”, ka shkruar Pacolli në llogarinë  e tij në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.