
Kryetari i partisë Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka reaguar në Facebook ndaj videos së partisë Vetëvendosje ku janë sulmuar personat që kanë qenë në pushtet më parë, raporton Gazeta10.
Ai ka thënë se partia që qeverisë Kosovën ka sulmuar atë duke e quajtur shkatërrues, ku quan skandaloze videon e publikuar.
“E shoh veten në një video skandaloze të publikuar nga partia më e madhe e Kosovës, partia që sot qeverisë Kosovën tonë. Në atë video jam quajtur shkatërruesi. Jo, zotërinj, shkatërruesit jeni ju që vetëm konsumoni paranë e taksapaguesve e në këtë rast edhe paratë e mia. Më tregoni çka keni bërë Ju për Kosovën?”, tha Pacolli.
Lideri i AKR’së ua ka listuar se çfarë ka bërë ai për Kosovën gjithë këto vite, duke filluar me nënshkrimin e pavarësisë së Kosovës, e deri tek ndihmesa për të varfërit.
“-Unë kam nënshkruar pavarësinë e Kosovës, ju jo.
– Unë kam promovuar vendin në tërë botën, i kam sjellur mbi 40 njohje, e ju, asnjë …
– Unë kam krijuar ekzistencë financiare për mbi 60.000 qytetarë të Kosovës që nga koha nga kur ju ende nuk keni ekzistuar.
– Unë kam ndihmuar e ndihmoj njerëzit në nevojë të Kosovës me dhjetra miliona euro e ju vetëm i shfrytëzoni ata njerëz.
– Unë kam ndërtuar dhe dhuruar universitete, shkolla, ndërtesa e shumëçka, e ju asgjë.
– Kam rindërtuar me shije, hapësirat në ndërtesat ku ju edhe sot punoni (Parlamentin, presidencën, ministrinë e punëve të jashtme e shumëçka, e ju jo që nuk i keni ndërtuar apo mirëmbajtur, por jeni përpjekur edhe ti shkatërroni.
– Sot shëroj me dhjetëra pacientë jashtë vendit dhe i financoj me dhjetëra studentë jashtë vendit e ju asnjë.”, shkroi Pacolli.
Pacolli shprehet se ai ishte vet që votoi partin VV pasi duke menduar se do të punojnë për Kosovën.
“Unë shpresova dhe besova se ju do të punoni për Kosovën dhe unë ju votova, sepse mendova se e meritoni votën time. Nuk gjej fjalë se sa poshtë mund të shkosh. Sinqerisht nuk kisha në plan të reagoja, por kjo nuk është hera e parë që luani me personalitetin tim. Drejtoni vendin si duhet ose largohuni!”, tha lideri i AKR-së./Gazeta10.