Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Pajtim Kasami ende pa skuadër, vazhdojnë bisedimet për një rikthim te Olympiacos

Gazeta10
13 September 2022 - 13:14

Sulmuesi me prejardhje shqiptare, Pajtim Kasami, ka mbetur ende pa skuadër, ndonëse është mbyllur afati kalimtar në kampionatet më të rëndësishmë të futbollit, shkruan Gazeta10.

30-vjeçari këtë verë u bë agjent i lirë, pasi i përfundoi kontrata me ekipin zivceran Baselin.

Kasami është tash e një kohë në bisedime me klubin grek Olympiacosin për një rikthim të munshëm te kjo skuadër.

Shqiptari ishte më parë pjesë e klubit grek gjatë viteve 2014 deri në vitin 2016.

Te Olympiacosi ai kishte zhvilluar 66 ndeshje, prej të cilave ka shënuar nëntë gola dhe ka dhuruar nëntë asistime.

Poashtu me Olympiacosin, Kasami është shpallur kampion dy herë në elitën e futbollit grek.

Vlera e Kasamit në treg është rreth 800 mijë euro.

30-vjeçari është pjesë e kombëtares së Zvicrës që nga viti 2013 dhe deri më tani ka zhvilluar 12 ndeshje me ‘helvetikët’, prej të cilave ka shënuar dy gola. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.