
Avokati Dastid Pallaska ka përmendur një varg shkeljes ligjore nga Gjykata Themelore në Ferizaj për ndalimin e avokatit Besnik Berisha i cili u lirua sot nga paraburgimi.
Pallaska është shprehur i shqetësuar për siç thotë ai, për shkeljet kushtetuese e ligjore që e kanë përcjell arrestimin e avokatit, Berisha.
Ai ka përmendur një dispozitë ligjore të Nenit 33(1) të Ligjit për Avokatin, për të cilin thotë se një avokat nuk mund të privohet nga liria për vepra lidhur me ushtrimin e profesionit, pa një vendim të Gjykatës.
“Kjo dispozitë ligjore është tejet e rëndësishme pasi që mbron avokatët nga arbitrariteti i kundërligjshëm në rastet kur synohet të personalizohet puna e tyre profesionale në mbrojtje të të drejtave dhe interesave ligjore të klientëve të tyre.”, ka shkruar Pallaska mes tjerash.
“Së dyti, është tejet brengosëse që vendimi me të cilin Besnikut i është ndaluar afrimi tek vendi apo personi i caktuar është “arsyetuar” me – ndër tjerash – angazhimin e tij në raste të tjera si avokat dhe faktin se duke qenë avokat ai mund të përsërisë veprat penale të ngarkuara apo të ngjashme.”
Ndaj avokatit Besnik Berisha, Gjykata ka marrë vendim për caktimin e masës “Ndalimi për t’iu afruar vendit apo personave të caktuar”, në kohëzgjatje prej një muaji.
Arrestimi i tij u cilësua i kundërligjshëm dhe arbitrar e madje edhe urdhër nga pushteti, për shkak të zërit kritik të avokatit Berisha ndaj Qeverisë.
Postimi i plotë: