Lajme

Pamje nga përmbytjet në Beograd: Vërshimet bëjnë “ujëvarë” në kryeqytetin serb, veturat notojnë

Gazeta10
02 Korrik 2024 - 12:12

Shiu që ka rënë në Beograd që nga mëngjesi i sotëm ka shkaktuar përmbytje në pjesën më të madhe të kryeqytetit serb, por skenat më tronditëse vijnë nga komuna përreth si Rakovica dhe Çukarica.

Në Rakovicë u krijua një ujëvarë nga vërshimet.

Në pamjet e publikuara nga Nova.rs shihen sasi të mëdha uji që derdhen nëpër rrugët e Beogradit.

Automjetet po lëvizin me vështirësi, ndërsa semaforët në pjesën e qytetit nuk funksionojnë. 

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
20 Janar 2025

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.