Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Pamje nga veriu: Pas shpërthimit EULEX, KFOR-i dhe policia shkojnë në vendin e ngjarjes

Gazeta10
16 January 2024 - 8:13

Pak para mesnatës, një bombë është hedhur në pjesën veriore të Mitrovicës, raporton Gazeta10.

Një mjet shpërthyes, me shumë gjasa granatë dore, është hedhur pranë një prej lokaleve, në kryqëzimin pranë Fakultetit Teknik.

Zv.Drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani, ka konfirmuar për Gazeta10 se dy persona janë plagosur në veri të vendit si rezultat i një shpërthimi të ndodhur pak para mesnatës.

Elshani ka treguar se dyshohet se mjeti shpërthyes është një granatë dore dhe se ngjarja ka ndodhur tek Hoteli Bisevac. Njëri nga personat e lënduar është në gjendje më të rënduar.

“Rreth orës 23:50 dyshohet se ka shpërthyer një granatë dore tek Hoteli Bisevac, rruga Knjaz Millosh në Mitrovicë Veri, ku si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar rreth 4-5 vetura dhe dy persona janë lënduar. Njëri ka lëndime më të rënda dhe policia është në spital”, ka thënë Elshani.

Kjo pjesë e rrugës është e mbyllur. 

 Në ndërkohë kanë ardhur edhe pjesëtarët e EULEX-it dhe KFOR-it./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.