Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Pamje prekëse: Studentët zvarriten në muret e universitetit për t’i shpëtuar sulmit në Pragë

Gazeta10
21 December 2023 - 17:22

Këto pamje vijnë nga Universiteti i Arteve në qendër të Pragës, aty ku ndodhi një sulm me armë pasditen e sotme duke lënë pas disa viktima dhe të plagosur.

Disa studentë janë zvarritur nëpër mure për t’i shpëtuar sulmit, e disa të tjerë janë mbyllur nëpër klasa, sipas informacioneve që përcjell transmetuesi çek, CTK.

Të shtënat kanë ndodhur në Fakultetin e Arteve të Bukura të Universitetit të Karlovës, një nga më të vjetrit në botë, pranë sheshit Jan Palach në qytetin e vjetër të Pragës. Sipas policisë, e cila ka ndërhyrë menjëherë në vend dhe ka evakuuar universitetin dhe të gjithë sheshin Jan Palach, personi që ka qëlluar tashmë është vrarë.

Policia ndërkohë ka bërë thirrje që qytetarët të gjejnë një  vend të sigurt deri në një njoftim të dytë. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.