Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Pamje si në filma| Momenti kur hajnat vjedhin argjentarinë në Suharekë dhe plagosin një polic

Gazeta10
22 November 2023 - 16:34

Një plaçkitje e rëndë ka ndodhur sot në Suharekë, ku cak ka qenë një argjentari në qytetin e kësaj komune.

Lajmin për Gazeta 10 e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Zëdhënësi Gashi ka konfirmuar plagosjen e një zyrtari policor gjatë aksionit dhe arrestimin e njërit prej 4 plaçkitësve të cilët kanë shtënë në drejtim të policisë.

Sipas tij polici i plagosur është jashtë rrezikut për jetë.

Në pamjet e siguara nga portali lokal “Theranda post” shihet momenti kur hajnat ballafaqohen me policinë e Kosovës.

Gazeta10 do t’iu mbajë të informuar në lidhje me këtë rast. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.