Gazeta10

Pamje të rënda: Momenti kur të riun që u rrëmbye në Prishtinë, e hedhin nga vetura para Policisë

Denoncimi i një rasti të rrëmbimit në Prishtinë ka aktivizuar Policinë mëngjesin e djeshëm, për të zbuluar rrethanat në të cilat dyshohet se ishte kidnapuar një person. Detajet e rastit u zbuluan pasi viktima u paraqit vet në stacion policor, teksa tashmë është iniciuar hetim.

Siç merr vesh Sinjali, bëhet fjalë për një 29-vjeçar, i cili dyshohet se është rrëmbyer nga dy persona, për motive akoma të panjohura.

Në bazë të informacioneve të para, të dyshuarit e kanë marrë viktimën me forcë te një furrë në lagjen Emshir të Prishtinës dhe e kanë dërguar në një lokacion, ku dyshohet se edhe e kanë rrahur.

Posa Policia është njoftuar për rastin, janë ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe viktima që u gjet i gjakosur është dërguar për trajtim mjekësor.

Lidhur me rastin, është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e hetimit në drejtim të veprës penale “Rrëmbimi” dhe identifikimin e personave të dyshuar.

NË FOKUS

image-78
Ndahet nga jeta gazetari dhe aktori kosovar
LAJMI-I-FUNDIT
Pamje shokuese teksa një burrë e rrah brutalisht një grua në Prizren
mirlind
Federata e Maqedonisë së Veriut reagon ndaj Mirlind Dakut: Kërko falje publike
cikloni
Cikloni në Itali, stuhitë afrohen në Ballkan dhe pastaj edhe në Kosovë
mjek-730x440-1-600x360-1
Vdes mjeku i njohur
komisiojii
​“Në villën e Radojiçiqit keni pi raki”/ “O zemlak, shefin ta kanë gjete në kipek me BIA-në” – Eskalon debati në Komision
5756utyty-1
E bëri shqiponjën para serbëve, UEFA e përjashton gazetarin kosovar
bes
Mes spekulimeve për ndarje, Bes Kallaku bën postimin që emocionoi të gjithë