Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Pamje të rënda nga aksidenti në Suharekë ku humbën jetën dy persona (VIDEO)

Gazeta10
30 Prill 2024 - 14:55

Dy persona kanë humbur jetën gjatë ditës së dielë në një aksident trafiku që ndodhi në Suharekë.

Nga policia deklarohen se e dyshuara femër kosovare deri sa ishte duke e drejtuar automjetin e saj, nga pakujdesia kalon në shiritin e kundërt të rrugës dhe goditet me motoçikletën të cilën ishte duke e drejtuar viktima mashkull kosovar.

“Si pasojë e aksidentit vozitësi i motoçikletës si dhe viktima (pasagjeri që gjendej në motoçikletë) mashkull kosovar kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes sipas konstatimit të mjeku kujdestar, kurse lëndime trupore kishin pësuar dy viktima femra kosovare, pasagjere në veturë”, njofton policia.

Të njëjtat janë dërguar për tretman mjekësor ku njëra është liruar, ndërsa tjetra është ndalur për tretman të mëtutjeshëm.

Me vendim të prokurorit trupat e pa jetë janë dërguar në IML për obduksion, ndërsa e dyshuara është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

Më poshtë gjeni videon./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.