
Shënimi i ditës së Republikës Srpska në Bosnjë Hercegovinë nga Milorad Dodik ka nxitur reagime të shumta të shteteve perëndimore. SHBA-të ishin të ashpra duke e konsideruar një veprim të njënashëm dhe që nuk i shërben të ardhmes së shtetit boshnjak, raporton Gazeta 10.
Dodik injoroi të gjithë, madje parakaloi ushtarakisht në sheshet e Banjallukës ndërsa dekoroi me medalje të lartë edhe presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.
Po ashtu, në paradën e organizuar u shfaqën edhe grupi i njohur çiklist pro-rus si “Ujqit e Natës” të cilët njihen për të qasjen e tyre nacionaliste dhe pro-Putinit./Gazeta10
Night Wolves parading in Eastern Sarajevo today during the illegal Republika Srpska Day parade. Montenegrin officials are honored guests of this event. pic.twitter.com/Hu8tH7fXCc
— Ljubomir Filipović (@ljubofil) January 9, 2023