Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Parandalohet një rast i kontrabandës, konfiskohen 264 kilogramë mjaltë me vlerë 2500 euro

Gazeta10
14 September 2024 - 12:09

Njësia e TASK FORC-ës -Lindje ( e përberë nga Dogana dhe Policia Kosovës) në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në zonën kufitare mes Serbisë dhe Kosovës.

Në magjistralen Gjilan-Prishtinë është ndaluar automjeti Audi me targa serbe e drejtuar nga një shtetas i Serbisë.

Gjatë kontrollit tē automjeti është vërejtur se kishte të ngarkuar rreth 264 kg.mjaltë pa asnjë dokument pērcjellës dhe dyshohet se janë sjellur nē mënyrë të kontrabanduar nga Serbia në Kosovë.

Vlera e mallit sipas tregut ështē mbi 2500 euro, ndërsa shmangia nga taksat është mbi 1000 euro.

Mallrat dhe automjetit janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganorë te Dheu i Bardhë.

Rasti është duke u trajtuar nga njësitet relevante të Doganes së Kosovës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.