
Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë Celsius.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka udhëzuar të mos jeni në kontakt të drejtpërdrejt me rrezet e diellit, pasi që indeksi UV do të jetë i lartë, transmeton Gazeta10.
“Indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj udhëzohet që të mos jeni në kontakt direkt me rrezet e diellit, në intervalin kohor 10-17, ose të mbahen masat mbrojtëse (kapelë, rroba me ngjyrë të hapur, syze dhe të konsumohet ujë), deri sa shtresa e popullatës në moshë dhe me sëmundje kronike të qëndrojnë në shtëpi në ambiente të hapura ku ka qarkullim të mjaftueshëm të ajrit”, thuhet në njoftimin e institutit./Gazeta10
