Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Parashikimi i motit për të mërkurën

Gazeta10
17 February 2026 - 23:52

Të mërkurën parashikohet mot kryesisht i vranët në orët e mëngjesit, ku ka mundësi për ndonjë reshje të izoluar bore në lokalitete, sidomos në zonat malore. Më pas, në orët vijuese priten vranësira të pjesshme, të cilat gradualisht do të tërhiqen.

Era do të fryjë nga veriperëndimi, e cila herë pas here pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 20–64 km/h.

Temperaturat minimale do të luhaten prej 0 deri në 2°C, ndërsa ato maksimale prej 6 deri në 10°C. /MeteoKosova/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.