
Kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka thënë se ndërtimi i parkingut nëntokësor ka kushtuar milionë euro.
Ahmeti në “Politiko” me Kushtrim Sadikun ka thënë se me këto mjete janë edhe ndërtuar edhe parku dhe sheshi.
“Është parkingu i vetëm nëntokësor, kostoja në tërësi është mbi 6 milionë euro, po flasim ne tërësi prej momentit të projektimit dhe shpronësimeve që kanë ndodhur”, ka thënë Ahmeti. /Gazeta10