
Parkingu i ri tek Universiteti i Prishtinës është lëshuar së fundmi në funksion, raporton Gazeta10.
Ky parking do të ketë një kapacitet prej 530 vendesh dhe me një hapësirë dhe kushte moderne.
Ai është nën monitorim të kamerave dhe po ashtu ka edhe një staf që përkujdeset për kërkesat e klientëve. Në këtë parking një orë do të kushtojë një euro, ndërsa për çmimin e kohëzgjatjes më të madhe ka pasur pakënaqësi në opinionin publik.

Ky parking e ka transformuar edhe pjesën rreth tij me një hapësirë të re gjelbërimi. Ky projekt ka përfunduar brenda një periudhe kohore prej 16 deri në 17 muaj. Shuma e këtij parkingu ka kapur shifrën e 15 milionë eurove.
Përpos të dhënave për gjendjen brenda parkingut, drejtori i parkingut, Korab Fazliu, ka dhënë detaje edhe për pjesën lartë të parkingut për të cilën ka thënë se është mirë e organizuar.

“Pjesa e gjelbërimit lartë është përafërsisht 10 mijë metra katror, janë mbjellur më shumë se pesë mijë trupa të gjelbërt dhe gjithashtu është një shetitore e cila është mirë e organizuar”, ka thënë ai.
Këtu keni fotografitë e transformimit të kësaj zone:




