Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Partia e Serbëve të Kosovës marrëveshjen për dokumente e cilëson fitore të madhe të Kurtit 

Gazeta10
28 August 2022 - 8:26

Partia e Serbëve të Kosovës PKS, ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes për dokumente mes Kosovës dhe Serbisë, duke e quajtur si fitore të madhe për Kryeministrin, Albin Kurti. 

Sipas tyre, marrëveshja e sotme është sinjal për serbët që të largohen me forcë nga Kosova dhe të kërkojnë të ardhme në një vend “më normal”.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq sot konfirmoi edhe një herë se serbët në Kosovë nuk kanë shtet, por iluzion shteti, të drejtuar në Beograd dhe përmes mediave shtetërore. Serbët në Kosovë mbeten vetëm dhe të lënë në vullnetin e Perëndimit dhe Qeverisë së Kosovës. Kjo “fitore e Serbisë” është vetëm një sinjal për serbët që të largohen me forcë nga Kosova dhe ta kërkojnë të ardhmen e tyre në një vend më normal. Kemi frikë se serbët në Kosovë nuk do ta mbijetojnë fitoren e radhës së Aleksandër Vuçiq”, thuhet në reagim./Gazeta10 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.