Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Pas anulimit të mbledhjës së dy qeverive , Kurti refuzon të takohet me Ramën pa mbledhje të përbashkët

Gazeta10
05 July 2023 - 10:49

Kyreministri Kurti në një konferëncë të mbajtur sot në media  pa folur edhe Edi Ramën po ka thënë se “Jam i gatshëm të takohem me Ramën në kuadër të mbledhjes së dy qeverive, jo pa atë mbledhje”.

Të dy qeverit muajin e kaluar kanë pasur mundësin që të mbledhen së bashkur por këtë mbledhje kryeminsitri i Shqipërisë Edi Rama e ka anuluar si shkak i situatës në veri.

 Por Albin Kurti përsëri  e ka ftuar kryeministrin e Shqipërisë që gjatë kësaj jave ta mbajnë mbledhjen e anuluar të dy qeverive.

“Është e nevojshme për mua që ta kemi mbledhjen e dy qeverive. Nëse kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama insiston në anulimin e mbledhjes së dy qeverive, atëherë unë ngelem te qëndrimi që ia kam thënë, se për takimet e ne të dyve – ne kemi kontakt të drejtpërdrejtë, ne takohemi shumë shpesh – nuk lëngon raporti Kosovë-Shqipëri dhe demokracia e paqja në Ballkan pse nuk takohet kryeministri i Kosovës me atë të Shqipërisë, por për shkak se mbledhjet e dy qeverive tona janë anuluar paarsyeshëm”, tha Kurti.

Rama do të jetë në Prishtinë në kuadër të përgatitjeve për Procesin e Berlinit që do të mbahet në Tiranë në muajin tetor. 

Kurti tha në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë se është në kontakt me Ramën, por se s’mund ta takojë atë jashtë kuadrit të mbledhjes së dy qeverive.

“Unë jam në kontakt të drejtpërdrejtë me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama dhe e di që do të vijë në një vizitë në Prishtinë në kuadër të tourit ballkanik. Është thënë që ky tour ka të bëjë me përgatitjen e samitit të radhës të Procesit të Berlinit që mbahet në mes të muajit tetor dhe unë miqësisht i kam kërkuar kryeministrit Rama që meqenëse do të vijë dhe do të qëndrojë dy ditë e një natë në Prishtinë, ta mbajmë edhe mbledhjen e dy qeverive e cila u anulua paarsyeshëm ndonëse ishte paraparë muaj më parë”, tha Kurti.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.