Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Pas Chelseat Todd Boehly dëshiron të blejë edhe disa klube tjera, në mesin e tyre Oimpique Lyon

Gazeta10
29 September 2022 - 14:35

Todd Boehly njëri nga pronarët e Chelseat është i interesuar për të blerë një klub në Brazil si dhe konfirmohet interesimi i tij për klubin Francez Olimpique Lyon.

Sic raporton “The Guardian” drejtori ekzekutiv i Chelseat Tom Glick është ngarkuar me një punë të re për të krijuar një rrjet klubesh anembanë botës, duke blerë një klub në Brazil dhe një tjetër në France apo Belgjikë, pjesë e investimeve në këtë projekkt ambicioz pritet të jetë edhe aksionari tek klubi tjëtër Anglez Crystal Palace John Textor

Në kohën kur Boehly dhe ortakët e tij u zyrtarizuan si pronar të Chelseat ai kishte bërë një ofertë për të blerë edhe klubin e njohur Francez Olimpique Lyon.

Oferta e Boehlyt për të marrë klubin Francez u refuzua përkohësisht por në të ardhmen gjithcka mund të ndodhë pasi Boehly ka raporte mjaftë të mira edhe me pronarin actual të Lyon.

Todd Boehly po mundohet të krijojë sa më shumë klube “satelite” në mbarë botën që të arrijë të nxjerrë sa më shumë talente për ekipin e Chelseat.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.