
Arsenali është në kërkim të përforcimit të fazës ofanzive në afatin kalimtar të janarit.
Objektivi kryesor i ‘Topçinjëve’ në këtë merkato ishte talenti ukrainas, Mykhaylo Mudryk, por ky i fund u transferua te ekipi tjetër londinez, Chelsea.
Pasi nuk arritën transferimin e Mudryk, Arsenali ka shprehur interesim për sulmuesin e Brightonit, Leandro Trossard.
Mediat angleze raportojnë se Arsenalit i’u është ofruar mundësia që të nënshkruajë me reprezentuesin belg gjatë këtij muaji.
Trossard ka pasur probleme kohëve të fundit me Brightonin, pasi nuk ka pranuar që të rinovojë kontratën me ekipin anglez.
Si pasojë e kësaj, 28-vjeçari u la jashtë listës së Brightonit në fitoren e tyre kundër Liverpoolit gjatë fundjavës.
Kontrata aktuale e Trossard skaon në vitin 2024 dhe vlera e tij në treg është rreth 30 milionë euro.
Këtë edicion ai ka kaluar në formë mjaft të mirë në Ligën Premier, ku ka shënuar shtatë gola në 16 ndeshje.
Në garë për transferimit e sulmuesit belg është edhe ekipi tjetër londinez, Tottenhami.