Kontaktoni

info@gazeta10.com

Kronika e Zeze

Pas kërkesës për bashkëpunim me qytetarët, policia arreston 21-vjeçarin në Gjakovë

Gazeta10
31 Tetor 2024 - 11:10

Pas kërkesës për bashkëpunim me qytetarët, policia ka arrestuar 21-vjeçarin Fisnik Qenaj në Gjakovë, i cili ishte i përfshirë në një rast të “lëndimit të rëndë trupor”.

Policia ka bërë të ditur se kërkesën për bashkëpunim me qytetarët e ka lëshuar më 15 gusht të këtij viti.

“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale të Policisë në Gjakovë, njofton opinionin publik se personi i dyshuar, F. Q. nga Prizreni, i lindur më 22 mars 2003, dhe i cili ishte i përfshirë në një rast të “lëndimit të rëndë trupor” të raportuar më herët në Stacionin Policor në Gjakovë, është arrestuar dhe me vendim të prokurorit të shteti është ndalur në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Kronika e Zeze
07 Korrik 2025

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.