
Bennacer kthehet brenda një muaji – loja në të cilën duhet të kthehet
Rruga drejt rikuperimit ka qenë e gjatë për Ismael Bennacer. Mirëpo ka ‘dritë në fund të tunelit’ dhe ai mund të kthehet në fushën e blertë në më pak se një muaj.
La Gazzetta dello Sport raporton se Bennacer, jo vetëm që ka përfunduar fazën e parë të rikuperimit, por ai gjithashtu ka nisur të ‘vrapojë’ drejt rikthimit të tij në fushë, me objektivin e mesit të dhjetorit, raporton gazeta10.

Synimi fillimisht ishte që Bennacer të rikthehej në aksion me fanellën kuqezi në vitin 2024.
Stërvitjet që ka bërë deri tani dhe ndjesia e mirë që ka, ka bërë qe procesi i rikuperimit është përshpejtuar.
Të shtunën, algjeriani filloi stërvitjen me bashkëlojtarët e tij dhe më pas vazhdoi me punë individuale, ndërsa të tjerët luajtën me skuadrën Primavera në një lojë praktike.
Pasi gjëra të tilla si goditjet të jenë testuar në stërvitje, Bennacer do të jetë në gjendje ta bëjë këtë edhe në ndeshje reale.
Mendohet që Bennacer t’i ndihmojë shokët e skuadrës duke filluar nga mesi i dhjetorit. /Gazeta10/