Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Pas takimit me Ramën, deklarohet presidentja Osmani

Gazeta10
06 July 2023 - 18:03

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në rrjetin social Facebook  ka thënë se me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, të enjten pasdite kanë diskutuar për “proceset e ardhshme në agjendën ndërkombëtare, me fokus në Samitin e NATO-s dhe Samitin e Procesit të Berlinit”.

“Me Kryeministrin Edi Rama diskutuam sot proceset e ardhshme në agjendën ndërkombëtare, me fokus në Samitin e NATO-s dhe Samitin e Procesit të Berlinit. Forcimi i mëtejmë i bashkëpunimit në mes të dy shteteve tona është në të mirë të qytetarëve tanë dhe në të mirë të së ardhmes sonë të përbashkët euroatlantike”, ka shkruar Osmani.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.