Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Pas tri orëve ngujimi, rreth 40 gazetarë largohen nga Zveçani me ndihmën e pronarit serb

Gazeta10
29 May 2023 - 19:47

Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK) Xhemajl Rexha bashkë me rreth 40 gazetarë tjerë që ishin bllokuar brenda një lokali në Zveçan pas përplasjes së protestuesve me KFOR-in, kanë arritur të largohen nga aty pas 3 orëve ngujimi në lokalin në afërsi të objektit të komunës së Zveçanit.

Siç ka njoftuar Rexha, pronari i lokalit ku ata ishin ngujuar ka arritur t’i largojë ata nga kjo komunë, transmeton Gazeta10.

Ai tha pronari serb i lokalit i ka përcjell të gjithë gazetarët deri te veturat e tyre, në afërsi të stacionit të Policisë së Kosovës.

Shumica prej gazetarëve që ishin bllokuar ishin shqiptarë, ndërsa kishte edhe të nacionaliteti serb.

Postimi i plotë:

Pas 3 orësh njugim afër ndërtesës së komunës, me gjuatje të vazhdueshme të mjeteve të ndryshme jashtë, më në fund të gjithë gazetarët kanë arritur të largohen nga Zveçani dhe jemi të sigurt. E kjo u bë e mundur vetëm falë pronarit serb të kafenesë që u sigurua të na përcjellë të gjithëve deri te veturat tona, afër stacionit të Policisë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.