Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Pas vërshimeve, kryetari i Rahovecit kërkon ndihmë nga Qeveria e Kosovës

Gazeta10
17 September 2022 - 12:57

Kreu i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka reaguar pas vërshimeve që kanë përfshirë qytetin që drejton.

Ai ka bërë thirrje që kësaj komune t’i vihet në ndihmë Qeveria e Kosovës meqë gjendja është emergjente, shkruan Gazeta10.

Ai ka treguar se kanë themeluar edhe Shtabin Emergjent, derisa ka bërë me dije se gjendja e rënduar paraqitet në rreth 15 fshatra.

“Si Kryetar i Komunës shpreh shqetësimin tim për situatën e krijuar dhe kërkoj ndihmë nga Qeveria për ta tejkaluar më lehtë gjendjen momentale, e për t’i kompenzuar dëmet e mëdha të cilat do të dihen pas vlerësimit nga ana e komisioneve tona, të cilat do t’i evidentojnë ditëve në vijim”, ka shkruar Latifi./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.