
Pas takimeve në Prishtinë, Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak, kanë udhëtuar në Beograd ku kanë zhvilluar takim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Lajçak duke njoftuar për takimin me Vuçiq tha se patën “një diskutim të gjatë”, derisa theksoi se vlerësojnë gatishmërinë e Aleksandar Vuçiqit për zgjidhje politike, raporton Gazeta10.
“Në Beograd, emisari amerikan Escobar dhe unë patëm një diskutim të gjatë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq rreth situatës komplekse të serbëve në Kosovë. Dhuna nuk është e pranueshme asnjëherë dhe duhet urgjentisht një zgjidhje politike për krizën aktuale. Ne vlerësuam gatishmërinë e tij për të kontribuar në këtë”, tha Lajçak. /Gazeta10/
In Belgrade, 🇺🇸 DAS Escobar and I had long discussions with @predsednikrs @avucic about the complex situation of the Serbs in Kosovo. Violence is never acceptable and a political solution to the current crisis is urgently needed. We appreciated his readiness to contribute to it. pic.twitter.com/jlj0lw2xAd
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) June 7, 2023