
Arsenali tash e një kohë ishte interesuar për transferimin e Mykhalo Mudryk, por ky i fundit të dielën edhe zyrtarisht u ë pjesë e Chelseat.
‘Topçinjtë’ tanimë janë duke shikuar për alternativa të tjera për të përforcuar fazën ofanzive, pasi dështoi transferimi i talentit ukrainas.
Njëri nga opsionet e ekipit londinez për merkaton e janarit është sulmuesi brazilian, Raphinha.
Raphinha në verë erdhi te Barcelona, por ai ende nuk ka arritur prishmëritë që kishte për të ekipi katalan dhe aventura e tij në “Camp Nou” mund të përfundojë së shpejti.
Por, Barcelona raportohet se kërkon rreth 100 milionë për ta lënë të lirë sulmuesin 25-vjeçar.