
Patrice Evra është një person që nuk ka frikë të shprehë atë që i kalon në mendje. Fjalët e tij të fundit nuk do të priten mirë nga tifozët francezë, por ish-mbrojtësit të majtë nuk i bën përshtypje një gjë e tillë dhe s’e ka problem të thotë të vërtetën.
Evra ka lindur në Dakar të Senegalit dhe është rritur në Francë. Ai zgjodhi të përfaqësonte “Gjelat”, veprim për të cilin është penduar. “Nëse do të mund të kthehesha pas në kohë, do të zgjidhja të përfaqësoja vendin tim të lindjes, Senegalin, në vend të Francës”.
“Kur isha i ri, prindërit më dhanë mundësinë të zgjidhja vetë kombëtaren me të cilën doja të luaja. Kisha lindur në Senegal, por zgjodha Francën, vendin ku u rrita. Më vonë e kuptova se zgjedhja u bë politike”.