
I paimpresionuar është shprehur gazetari Ridvan Berisha për publikimin e audio-incizimeve të shefës së GP të Vetëvendosjes me deputetin Milan Simiq të Listës Serbe.
Berisha në Politiko e ka krahasuar patriotizmin e partisë së kryeministrit Kurti me një pomp benzine, transmeton Gazeta10.
“Me relaks po i ndjek. Ne që ndajmë një përvojë interesante të kësaj elite që është zhvillu mbi referencën që me një pomp benzine e ka trajtu patriotizmin me Serbinë, për të ekzistuar politikisht. Këta duhet të komunikojnë me Listën Serbe. Është kategori kushtetuese. Ajo që është e rëndësishme është dekonspirimi i tyre i një patriotizmi të rremë, i një pompe benzine që e kanë trajtu.” tha Berisha në Politiko./Gazeta10