
Paulo Dybala pritet të jetë përforcimi i madh i Newcastle United për sezonin e ri.
Mediumi “Daily Mail” ka raportuar se Dybala parimisht ka pranuar ofertën e ekipit anglez, i cili pritet të bëjë gara në Ligën e Kampionëve edicionin e ardhshëm dhe pikërisht ky fakt ka zgjuar interesimin e argjentinasit.
Thuhet se Newcastle i ka ofruar Dybalas pagë të majme dhe një kontratë trevjeçare për ta bindur atë largohet nga Roma në verë. Po ashtu, ekipi anglez ka shprehur gatishmërinë që të paguajë klauzolën e lirimit të 29-vjeçarit, i cili ka kontratë me ekipin italian deri në vitin 2025.
Ai u bë pjesë e Romës në korrik të vitit 2022 si agjent i lirë, pas një aventure 7 vjeçare me Juventusin, me të cilët kishte arritur të fitonte 11 trofe, në mesin e të cilave 5 herë ligën e Italisë.
Dybala prej se është bërë pjesë e Romës, është paraqitur në 32 ndeshje me fanellën e “Giallorossëve” ku ka shënuar 15 gola e ka bërë 8 asistime.