
Real Madridi ka shprehur interesim për transferimin e mbrojtësit Benjamin Pavard.
26-vjeçari nuk po ka hapësira të mjaftueshme te Bayerni këtë edicion dhe me shumë gjasë ky do të jetë sezoni i tij i fundit të kampionët gjermanë.
Mbrojtësi i djathtë ka kontratë me ‘Bavarezët’ deri në vitin 2024 dhe vlera e tij në treg është rreth 35 milionë euro.
Këtë sezon, Pavard ka bërë 13 paraqitje në Bundesligë, prej të cilave ka shënaur edhe një gol.
Përveç Real Madridit, situatën e francezit janë duke e monitoruar edhe Barcelona dhe Juventusi.